Jozefina Topalli ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me lëvizjet e fundit në PD, ku kjo parti tashmë e përçarë, në të njëjtën kohë po mban një Kuvend Kombëtar nga ana e Bashës dhe një referendum nga ana e Berishës.
Siç reagoi edhe në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës më 11 dhjetor, Jozefina Topalli e pozicionuar kundër kryetarit Lulzim Basha, I ka dhënë “lamtumirën” këtij të fundit.
Duke mbështetur hapur referendumin për shkarkimin e Bashës, Jozefina bën thirrje demokratëve të votojnë sot duke shtuar se kurrë nuk ka patur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e sotmja.
Postimi i plotë i Jozefina Topallit:
Goodbye Lul!
Sot duhet te rrish ne rradhe per te votuar ne Referendumin e PD per largimin e LB!
Sot kane shkuar per te votuar edhe ata democrate qe kane vite qe nuk dalin nga shpia; sot jane ngritur per te votuar nga themeluesit e degeve te PD deri tek anetari me i ri i saj; sot jane ngritur nga shtrati te semure per te votuar ne referendum.;
Kane votuar nga me te rinjte deri tek me te moshuarit.
Asnjehere nuk ka patur nje pjesemarrje demokratesh si kjo e sotmja.
Kjo eshte Dita e bukur e demokracise!
Kaq rradhe nuk ka patur as ne diten e votimeve.
Kjo nuk eshte vetem shprehja me e bukur e lirise dhe demokracise, kjo eshte mesazhi i shpreses;
Me kete pjesemarrje e besim qe njerezit kane tek clirimi nga pengu ata po percjellin shpresen per te larguar edhe qeverine aktuale.
Pas LB rradhen e ka Rama!
Goodbye Lul!
Faleminderit cdo demokrati! /albeu.com/