Në kërkim të nëndetëses Titan, Franca vë në lëvizje “bishën” Atlanta, me kalimin e orëve shuhen edhe shpresat

Më kalimin e orës janë gjithë e më të pakta shpresat për gjetjen e nëndetëses Titan që u zhduk me 5 persona në bord rreth 900 milje larg Cape Cod, Massachusetts, të dielën.

Ekipet e kërkimit nga Kandaja deh SHBA nuk kanë mundur të bien në gjurmët e nëndetëses deri tani, teksa për të ndihmuar në kërkime është dërguar një anije franceze Atalanta, nga Instituti Francez i Kërkimeve Detare. Kjo është e vetmja nëndetëse që mund të arrijë thellësinë 6000 metra.

Të lidhura

None found

“Atalanta” mund të zhytet në një thellësi prej 6000 metrash me një ekuipazh prej tre personash dhe është një nga nëndetëset e pakta të drejtuara në det të thellë. Ka tre dritare shikimi me kënd të gjerë dhe fenerët LED që ofrojnë një pamje të drejtpërdrejtë të shtratit të detit.

Zhytja e nëndetëses në fjalë mund të zgjasë deri në tetë orë, gjashtë prej të cilave mund të shpenzohen duke punuar në shtratin e detit.

Kërkimi për nëndetësen turistike Titan, e cila humbi gjatë një misioni për në anijen e mbytur të Titanikut, ka nisur që nga e hëna, rreth 900 milje larg Cape Cod në bregun e Atlantikut.

Të hënën, OceanGate Expeditions konfirmoi zhdukjen e zhytësit me pilot, ndërsa kontakti me pesë personat në bord humbi rreth një orë e 45 minuta pasi ajo u zhyt të dielën.

Zyrtar nga qeveria francize konfirmoi se në mesin e pesë në bordin e nëndetëses turistike është eksploruesi francez 77-vjeçar Paul-Henri Narzolet, drejtor i kërkimeve nënujore në kompaninë që zotëron të drejtat për mbytjen e Titanikut.

Tashmë që kanë kaluar dy ditë nga zhdukja, vlerësohet se në bordin e nëndetëses ka më pak se 20 orë oksigjen dhe një sfidë tjetër nëse ajo lokalizohet, është mënyra se si do të nxirret nga thellësia.

 


Shtuar 21.06.2023 20:22