Vetëdorezohet në policinë e Durrësit, Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë të Durresit me 22 tetor të këtij viti.
Rreth orës 01:45 të natës (22 tetor), një konflikt i nisur për një kafe në një lokal në Manëz përfundoi tragjikisht me dy të vrarë. Debati shpërtheu pasi kamarieri i lokalit, 23-vjeçari Aranit Kurti, i tha klientit Daniel Pepa se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të përgatiste kafe.
Përplasja verbale u tensionua pasi ndërhyri 33-vjeçari Flori Paluçi në mbrojtje të kamarierit.
Të rinjtë dolën jashtë lokalit, ku sipas hetimeve paraprake Paluçi qëlloi i pari dhe vrau kamarierin Kurtin. Më pas, Daniel Pepa mori armën dhe vrau Paluçin.
Pepa u shpall në kërkim, ndërsa disa persona u shoqëruan për të ndihmuar hetimin.
Si ndodhi ngjarja në Manëz?
Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
