Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

Këtë të martë, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.

Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari, është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.