Në Hungari u përmbys një autokrat, Baton Haxhiu debat me Arlind Qorin: Po ju si do ta bëni ndryshimin?

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me Arlind Qorin, kryetarin e partisë “Lëvizja Bashkë”, për fitoren e opozitës në Hungari një ditë më parë dhe faktin që kjo nuk po ndodh në Shqipëri. Haxhiu u shpreh se PD dhe Berisha e pengon opozitarizmin në vend, ndërsa Qori u shpreh se lideri i opozitës doli nga partia e Orbanit dhe jo nga opozita.

Pjesë nga biseda

Të lidhura

None found

Haxhiu: Opozita në Shqipëri ka qenë si ajo në Hungari në këto 6-7 vitet e fundit. Ajo që ka ndodhur në Hungari ka dalë grupi që ka shkërmoqur Orbanin, jo opozita. Me një projekt që Magyar e përmbysi nga brenda. Unë e kuptoj që ideologjikisht do ta fitosh betejën ndaj pushtetit, nuk do të bësh kurrë nëse e ke vetëm nga ana morale, nëse dikush nuk ka interes te ty. Unë mendoj se ju duhet ta gjeni rrugën. Kjo që keni bërë deri tani është PD dhe Sali Berisha dhe kjo e pengon opozitarizmin e vërtetë. PD luan të njëjtin rol si një model i politikanit të vjetër pa asnjë shans për ta zëvendësuar pushtetin. Si do ta bëni ndryshimin pa prekur PS brenda?

Qori: Ju bëni dallim mes qasjes morale dhe kontradiktës shoqërore. Ne përfaqësojmë të gjitha shtresat, jo sot për nesër por edhe më tej. Ka dallim mes Shqipërisë dhe Hungarisë, Magyar doli nga partia e Orbanit, por nuk mund të pritet kurrë se mund të dalë dikush nga PS, se ajo është shkretërirë. Ka patur modele edhe më parë në Evropë, modeli i Syriza, Kosova Albin Kurti nuk del nga brinjët e partive, por si lëvizje qytetare.

Rakipi: Arlind, ose është në rregull Rama, ose çalon te opozita.

Qori: Çalon te opozita.


Shtuar 13.04.2026 21:47