Në gjendje të rënduar psikologjike, mbërrin në familje një nga të dhunuarit në Malin e Zi: Na goditën pa asnjë arsye

Një nga shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi, Doris Kopaci nga fshati Vërdovë, ka mbërritur në familjen e tij i traumatizuar.

Ai nuk ka pranuar të flas për mediat për shkak edhe të gjendjes së tij, teksa jashtë kamerave është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve.

Sipas Kopacit, autorët i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.

Ai tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup dhe shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.

Gjithçka më pas është e ditur ka thënë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.


Shtuar 7.01.2024 16:16