E rëndë në Ksamil/ Në gjendje të dehur, shoferi përplas me makinë 2-vjeçarin, vogëlushi përfundon në spital

Një aksident është regjistruar në Ksamil, ku një 2-vjeçar u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një 48-vjeçar, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, aksidentoi të miturin. 2-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Të lidhura

None found

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2-vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 8.04.2026 12:50