Në gjendje kritike për jetën, arrestohet një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Elbasan

Një emër i njohur i botës së krimit është arrestuar mbrëmë në Elbasan dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi rezultoi se vuan nga një sëmundje e rënde si edhe nga Covid. Behet fjalë për Albert Alterziu. Nderkohe se fundmi Burime jo zyrtare bëjnë me dije  se Albert Alterziu ishte në kërkim për dhunë në familje.

Alterziu në moshë minorene ka qenë i dënuar për një vrasje, ngjarje e cila daton në vitin 2001, kur Alterziu, në moshën 15-vjeçare, kohë kur ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli.

Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene. Albert Terziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit, ndërkohë qe në lagjen Partizani disa  vite me parë në një lokal ju hodh granate dhe mbeti i plagosur rëndë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit A. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore dhe ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë në spitalin rajonal të Elbasanit./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 10:45