Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, njëkohësisht mjeku Melaim Damzi është dërguar me urgjentë në spital në gjendje të rënduar për jetën pas infektimit me COVID-19.
Burimet bëjnë me dije se mjeku është dërguar në spitalin Covid në Tiranë me helikopter pasi është përkeqësuar në spitalin e Peshkopisë.
Melaim Damzi është një figurë e njohur në qarkun e Dibrës, pak ditë më parë u kandidua nga PS për deputet, i katërti në listën e Dibrës. /albeu.com/