“Në futboll më i vogli mund të ngjitet në Everest”, Ferguson: Unë munda Real Madridin 

Në një intervistë për BBC, tekniku legjendar Aleks Ferguson shprehu hapur qëndrimin e tij kundër krijimit të Super Ligës, duke thënë se ky kompeticion do të vriste ëndrrat e ekipeve të vogla për të fituar.

Ferguson gjithashtu kujtoi finalen e 1983 teksa ishte në krye të skuadrës skoceze të Aberdinit mundi në finale e Kupës së Europës gjigandët e Real Madrid duke hyrë në historinë e futbollit.

Të lidhura

None found

“Si lojtar kam luajtur në futbollin evropian për Ranxhërs dhe Dunfermline. Dhe pastaj si trajner kam qenë në krye të Aberdinit dhe unë munda Real Madridin në finale e Kupës së Kupave në vitin 1983 në Gotenburg.

Edhe klubet provincial duan të bëjnë ëndrrën e tyre realitet. Çdo klub duhet ta ketë ëndërr për të realizuar atë që ka bërë Aberdini. Ju kurrë nuk mund ta harroni se arsyeja e vërtetë e futbollit është që më i vogli mund të ngjitet në majë të Everestit, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta shpjeguar këtë gjë”, u shpreh “Sir” Aleks Ferguson.


Shtuar 14.05.2021 16:09