Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore, në Durrës vijon hedhja e asfaltit elektoral nga strukturat e qeverisë, në kundërshtim të hapur me rregullat e fushatës dhe etikën demokratike.
Punime të improvizuara në rrugët e qytetit janë parë nga qytetarët, të cilët i kanë denoncuar si përpjekje të dëshpëruara për të ndikuar opinionin publik një ditë para votimit.
Banorët thonë se gjithçka po kryhet pa paralajmërim, pa transparencë dhe me shkelje të procedurave, vetëm për të lënë përshtypjen e një “pune të bërë” në momentin e fundit.
Opozita kërkon hetim të menjëhershëm për këtë veprimtari të dyshimtë dhe ndëshkim për përgjegjësit që po përdorin pushtetin publik në funksion të interesave elektorale.