Në darkë o zemër/ Zbardhen të tjera përgjime mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit: Po futem në garazh, hajde lart më mirë tek…

Janë zbardhur përgjimet e bisedave mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Beberi, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë.

Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku, lë takim me vartësin e saj Evis Berberi mbrëmjen e 29 gushtit 2021.

“Në darke o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem ne garazh Hajde lart me mire Shkalla H”.

Ndërkohë një ditë pas takimit mes tyre, më 30 Gusht, janë takuar me 3 shtetasit turq.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 Gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 Gusht 2021, në orën 15:33.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo”?.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes”.

Në orën 09:29, Belinda Balluku:Neser ne 8 tek une perballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku:Ne darke o zemer”.

Në orën 07:54, Evis Berberi:Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku:Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi:Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi:Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku:Erdha per pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi:Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku:Po futem ne garazh Hajde lart me mire Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi:Ketu jam Ok”.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete”?

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqiť”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku:OK”.


Shtuar 5.11.2025 13:40