Ndryshimi i orës/ Flemë një orë më pak, por kemi më shumë ditë

Kthehet ora legale. Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00, kur hyn në fuqi dhe ora e verës.

Ky ndryshim, në mbrëmjen mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, përkon me festën e Pashkës.

Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para.

Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.

Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.

Mos i jepni shumë rëndësi disa problemeve të vogla të shëndetit. Pak dhimbje koke, përgjumje mungesë përqendrimi dhe pak nervozizëm nuk duhet t’ju shqetësojnë: këto janë bezdi të destinuara të zhduken brenda pak ditësh, për të cilat nuk duhen merrni ilaçe nëse nuk është mjeku që t’i përshkruajë.

Fakti që këtë herë ndryshimi i orës përkon me festën e Pashkës, çka do të thotë që dhe e hëna është pushim është një mundësi e mirë për të rimarrë veten.

Të martën? Kujdes! Dita e parë e punës pas hyrjes në fuqi të verës sheh një rritje të aksidenteve rrugore çdo vit. Këta janë kryesisht persona që, duke harruar ndryshimin e orës, zgjohen vonë dhe nxitojnë në punë, duke shkelur dhe Kodin rrugor.

Qëllimi I këtij ndryshimi ka të bëjë me kursimin e energjisë.

Ora diellore rikthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor akrepat do i kthejmë sërish një orë pas për të rimarrë orën e gjumit.


Shtuar 31.03.2024 08:36