Ndryshimet në polici, Panganika: Nuk kam asnjë njoftim zyrtar, vijoj punën normalisht

Policia e Shtetit dy ditë më parë ka bërë ndryshime në strukturat e larta të saj.

Një ndryshim ishte posti i drejtorit të policisë së Tiranës ku  Lorenc Panganika do të zëvendësohet nga Tonin Vocaj.

Gjatë një konference për shtyp Panganika bëri me dije se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe se ai po ushtron detyrën e tij.

Panganika: Zyrtarisht nuk kam ndonjë njoftim, në rast se do kem njoftim do ju njoftoj. Aktualisht vijoj punën normalisht./albeu.com


Shtuar 15.12.2022 12:18