Ndryshimet në ligj! Policia ushtarake “forcon” kompetencat, çfarë ndodh me gardistët

Qeveria ka ndryshuar ligjet për policinë ushtarake dhe gardën.

Gardistët që do të shoqërojnë personazhet VIP do të kenë benefite më të mëdha.

Me argumentin se ushtarët që do të shoqërojnë personazhet VIP duhet të vishen mirë dhe bukur, Ministria e Mbrojtjes kërkon shpërblimin e tyre me gjysmë page. Drafti është paraqitur të miratohet në qeveri, duke u shtuar edhe më shumë të drejta në hetimin e ngjarjeve.

Vizitat e shpeshta të personazheve të konsideruara VIP, nuk do të kenë kosto vetëm personelin e shoqërimit dhe organizimin e ceremonive.

Tashmë përmes ndryshimeve të ligjit kërkohet që trupat e policisë ushtarake që angazhohen në këto udhëtime, të përcaktuara nga shefi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, do të marrin dhe gjysmë page shpërblim, kjo për tu siguruar veshje të posaçme.

Ky përcaktim bëhet në ndryshimin e nenit 41.

Argumentimi i kësaj pike merr shkas nga aktivitetet e shumta të shoqërimit VIP, sigurimit të aktiviteteve civile dhe ushtarake, në kuadër të FARSH-it, ku efektivët e PU-së paraqiten me kostum civil, masa e “gjysmës” së pagës mujore marrë një herë në vit, nuk është e mjaftueshme për t’u paraqitur në formë dinjitoze gjatë gjithë aktiviteteve të mësipërme në harkun e 365 ditëve të vitit.

“Dikur kishim ajrin e ujin, tani s’kemi asnjërën!” Kruja në protestë

Por policisë ushtarake u jepet edhe më shumë pushtet në hetimin e ngjarjeve.

Policia Ushtarake nuk mund të japë informacion për çështje në hetim gjatë fazës së hetimeve paraprake për procedimet penale të regjistruara në prokuroritë përkatëse, sipas kodit të procedurës penale.

Gjithashtu policia ushtarake merr detyrën që të hetojë ngjarjet dhe në misionet jashtë vendit. Ndërsa për të siguruar personel i jepet e drejta dhe e punësimit nga stafi civil në OPGJ./albeu.com/