Publikohen vendimet pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Mësohet se Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Mësohet se është zëvendësuar nga Eduard Ahmeti.
Pra Ahmet emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA