Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.
Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.
Ditët e fundit, kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.
Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.