Ndryshime në Shëndetësi/ Spartak Zekja largohet nga posti i Drejtorit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush pritet ta zëvendësojë

Spartak Zekja, është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në vend të Zekjas, pritet të emërohet Artur Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Ende nuk ka një arsye zyrtare për largimin e Zekjas, por pritet që ndryshimi të vijë si pasojë e krijimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministres së re, Evis Sala.