Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit, kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.