Ndryshime në Policinë e Shkodrës. Mësohet se Ervin Hodo është larguar nga drejtimi i kryeqendrës së Shkodrës.
Postin e tij do ta marrë, Edmond Sula.
Mësohet se Hodo është transferuar në Tiranë si drejtor i Krimeve të Rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Sula pritet që ditën e nesërme të prezantohet për efektivet e Shkodrës.