Ndryshime në Polici/ Emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë (EMRAT)

Policia e Shtetit, ka bërë lëvizje në radhët e drejtuesve të saj. Drejtues Edvin Ndreu, është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë.

Ndërkohë, Drejtuese Silvana Alimadhi, është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka marrë detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.


Shtuar 1.10.2025 12:13