Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas publikimeve të ditëve të fundit në lidhje me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.
Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.
Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.
“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te Qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trasheguar nga shfrytëzimi per dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.
Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.
Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose,” thuhet në deklaratë.
Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.
Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.