Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka njoftuar bllokimin e kompanisë së naftës Bankers Petroleum.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë inspektoriati përmes një njoftimi, ku ka njoftuar se subjekti në fjalë nuk ka përmbushur kushtet për mirëmbajtjen e mjedisit.
Njoftimi i IKMT:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.
Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën. Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti./albeu.com/