Ndotën detin, nën hetim drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në portin e Vlorës

Drejtori i kompanisë që po kryen punimet për ndërtimin në Portin e Vlorës është proceduar penalisht.

Policia e Vlorës tha se ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç.

Sipas policisë drejtori i kompanisë që po kryen punime për ndërtimin në portin e Vlorës ka lejuar derdhjen në det të mbetjeve duke shkaktuar ndotjen e ujërave.


Shtuar 21.08.2024 21:37