Ndodhet në Tiranë, ky është tifozi më i famshëm i Feyenoord (FOTO LAJM)

Tifozi më i famshëm i Feyenoord, i cili shihet në qindra mijëra “meme” në rrjetet sociale, ka mbërritur në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC, e cila ka postuar fotografitë e djalit në kryeqytetin tonë, që u bë i famshëm për një pozë të tij me gishtin e mesit të ngritur, kur ishte i vogël.

Sot, i rritur, ai sërish shkon në stadium me babain e tij dhe këtë gjë e ka bërë edhe në “Air Albania”, për të mbështetur ekipin e tij në finalen e Conference League, kundër Romës.


Shtuar 25.05.2022 21:42