Një burrë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme ndërsa ndodhe në një lokal në Vorë. Burime bëjnë me dije se shtetasi M.M nga Maqedonia e Veriut i cili punonte si shofer transporti ka ndërruar jetë ndërsa ndodhej në një lokal në Vorë.
Dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi:
Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.