Për herë të parën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ky i fundit vjen me një koncert recital. Një produksion që mban totalisht firmën e orkestrës së Ansamblit, repertori i të cilit do të përfshijë të gjitha trevat shqipfolëse.
Risia e këtij koncerti vjen në jo vetëm interpretimin e pjesëve muzikore nga instrumentistët, të cilët kanë krijuar dhe kanë bërë punën kërkimore të repertorit, por sepse pikërisht këta instrumentistë shumë të dashur të ansamblit do të këndojnë për herë të parë këngët më të dashura të folklorit shqiptarë.
Ideatori dhe violinat e parë e orkestrës së TKOB, Alban Tahiri, shprehu se prej vitesh mbarte dëshirën për të realizuar këtë koncert dhe më në fund ai realizohet. Tahiri zbulon se do të këtë dhe pjesë të reja dhe kurrë më parë të interpretuara në skenë.
“Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit Popullor” është finalizuar falë bashkëpunimit mes të gjithë antarëve të kësaj orkestre, dhe do të shfaqet në datat 3 dhe 4 dhjetor në skenën e TKOB, në orën 19.00.