Ndodh për herë të parë, BE do të vendosë sanksione ndaj subjekteve të Iranit të përfshira në luftë

Për herë të parë, BE do të vendosë sanksione që synojnë entitetet iraniane të përfshira në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sanksionet do të përfshijnë ato që lidhen me Gardën Revolucionare të Iranit.

Von der Leyen tha se paketa e 10-të e sanksioneve, me vlerë gjithsej 11 miliardë euro, do të synonte ndalimet e reja tregtare dhe kontrollet e eksportit të teknologjisë, duke përfshirë dronët, helikopterët dhe raketat.

Irani është akuzuar se ka furnizuar me dronë Rusisë për përdorim në luftën e tij në Ukrainë.

Teherani ka thënë se ka furnizuar dronët përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës./albeu.com


Shtuar 15.02.2023 10:28