“Ndjesia e të qenit gjysh, një mrekulli”, Stefi Prifti bëhet me nip për herë të parë

Stefi Prifti është bërë gjysh për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur u takua për herë të parë me të porsalindurin.

Këngëtari tregon se statusi i gjyshit, është ndjesia më e mirë që ka provuar në jetë.

Reagimi:

Njeriu ne jete provon ndijesi dhe emocione nga me te ndryshmet dhe te shumellojshme. Nder gezimet me te rendesishme te jetes time kane qene disa… Fitorja e konkursit per ne Institutin e Larte te Arteve… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike… Ardhja ne jete e dy vajzave te mia etj.

Por, c’na qenka kjo ndijesia e tu berit gjyshi… Me kishin treguar, por kjo eshte e para here qe e provoj Nje mrekulli Dikush me thote NONO… Nje status i bukur per mua. Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan
Mire se erdhe dhe i bekuar te jesh. Shendet dhe mbaresi edhe per mamin dhe babin, qe te sollen ne jete.


Shtuar 15.09.2023 19:27