Shqipëria ka shkruar histori në Leskovc, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 0–1, në një ndeshje të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Përballja e zjarrtë dhe me shumë tension përfundoi me një fitore të madhe për kuqezinjtë, falë një goli të shënuar nga Rey Manaj në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një pasimi perfekt nga Arlind Ajeti.
Ndeshjen e ka ndjekur nga afër edhe kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili ka postuar në Facebook edhe një foto ku shkruan se pas fitores dhe festës në dhomat e zhveshjes, çdo gjë është lënë në rregull pa largimit.
Siç shihet edhe në këtë foto, futbollistët tanë e kanë lënë ambientin e dhomave të zhveshjeve “xixë”, duke treguar një shembull qytetarie.
Ndërkohë Balla me humor shkruan “ndjesë për tavanin”, pasi djemtë e kombëtares teksa festonin mbi tavolina, kanë dëmtuar pak pjesën e tavanit me kokë.