Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka ndezur rrjetin me një përgjigje epike ndaj një ndjekësi që e pyeti për jetën e saj sentimentale.
“Kam marrë vesh që je një një lidhje”, ishte pyetja e një ndjekësi që duket se e ka bërë edhe vetë Shqipen të qeshë.
“Më thuaj dhe mua kur ta gjesh me kë?”, u përgjigj ajo.
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe plot humor, nuk ka nguruar të ndajë këtë, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje, ose të paktën jo një që është bërë publike.
Reagimi i saj i fundit dëshmon edhe një herë se ajo di si ta menaxhojë vëmendjen e publikut pa humbur natyrshmërinë që e karakterizon.
Duket se po vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjetet sociale, edhe pas kaq vitesh pas përfundimit të aventurës në BBVK.
Për momentin, Hysenaj po i përkushtohet vetes dhe projekteve të saj, ndërsa ndjekësit – si gjithmonë – presin me kureshtje çdo lëvizje.