“Ndjehem i turpëruar nga fëmija im”, Rrahman Rraja ndjesë publike pas dhunës nda dy qytetarëve: I kërkoj djalit tim të dorëzohet

“Ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im”, kështu e nis deklaratën e dorëheqjes deputeti Rrahman Rraja, ndërsa i këkron fale publike qytetarëve për ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, ku djali i tij dhë anëtarë të tjerë të familjes dhunuan barbarisht dy pjestarë të fisit Maja.

Gjithashtu Rrahman Rraja i ka lkërkuar ndjesë pulike edhe familjes maja për dhunën e ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit të tyre.

ndër të tjera Rrahman Rraja i kërkon falje partisë Socialite dhe kryetarit të saj Edi rama për këtë shqetësim të panevojshmë që anëtarë të familjes së tij i krijuan.

Reagimi i Rrajas:

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.


Shtuar 8.07.2023 15:21