Shqipëria është goditur nga stuhia CIARAN gjatë ditës së sotme, e cila ka sjellë reshje shiu me intensitet të lartë dhe stuhi të forta ere, duke shkaktuar dëme t shumta materiale.
Për shkak të reshjeve të forta të shiut, ka patur bllokim rrugësh në disa qytete të vendit si dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Ndërkohë kujtojmë që Tirana u paralizua gjatë ditës së sotme,për shkak të daljes nga shrati të Lumit Lana, e cila bllokoi trafikun si dhe përmbyti disa biznese.
Por stuhia do të vijojë përgjatë gjithë natës, ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.