Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, së bashku me disa efektivë kanë mbërritur në Kuvend.
Mësohet se ata do të kqyrin vendin e ngjarjes pasi deputeti i PD-së Ervin Salianji hodhi flakadanë seancës së sotme parlamentare.
Gjithashtu dhe agjentë të BKH janë të pranishëm.
Kujtojmë se deputeti Salianji ndezi flakadanë në foltore teksa mazhoranca miratoi projekligjet pa debat dhe mes kaosit të krijuar nga opozita që grumbulloi karriget në mes të sallës së Kuvendit.
Disa nga flakadanët ia morën punonjësit e Gardës, ndërsa disa të tjerë i hodhi në mes të sallës.