Një 68-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Dibrës pasi akuzohet për zjarrvënie.
Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në fshatin Çidhën, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin zjarrfikës. Shërbimet e Policisë së bashku me forcat zjarrëfikëse vunë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.
Ndërkohë, pas hetimeve, rezultoi se autori i dyshuar i zjarrvënies ishte shtetasi H.K., 68 vjeç, banues në Dibër.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 68-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre./Albeu.com/