Ndezi tymuese në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës

Partia Socialiste, ka kërkuar masë disiplinore për Flamur Nokën, për kaosin që shkaktoi në Kuvend gjatë seancës së ditës së djeshme, ku u miratua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Masa disiplinore, pritet që të bëhet sipas ndryshimeve të rregullores.

Deputetët që prishin rendin dhe qetësinë në séance, përjashtohen deri në 60 ditë në bazë të shkeljes.

Flamur Noka do të mbajë përgjegjësi përpara Komisionit të Etikës. Sipas rregullores së re tashmë të hyrë në fuqi, hedhja  e mjeteve piroteknike përfshihen tek ndëshkimet më të rënda, deri në 60 ditë përjashtim. Megjithatë, nuk është e thënë që komisioni të japë 60 ditë përjashtim edhe pse Noka ka rekorde të përsëritura në aksionet e bllokimit të seancës plenare”.


Shtuar 22.12.2023 13:12