Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është nisur drejt Tiranës, për të ndjekur live ndeshjen Shqipëri – Çeki, në stadiumin ” Air Albania”.
Kurti shoqërohet nga Lulzim Jashari, djali i kryekomandatit legjendar, Adem Jasharit.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti.
Kujtojmë se Kurti do të jetë në Tiranë dhe më 16 tetor, ditën kur do të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm do të jenë dhe liderët e BE-së. Në samit do të diskutohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.