Ndërtim pa leje pranë Urës së Vashës, procedohet penalisht një 50-vjeçar në Klos

Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi është konstatuar se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe ka ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse.

Policia raporton se 50-vjeçari me inicialet F.S., akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “Shpërdorimi i tokës”, dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “Shpërdorimi i tokës”, dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme


Shtuar 20.06.2025 20:15