Ndërron jetë turisti suedez në një restorant në Dhërmi

Një turist suedez ka humbur jetën në një restorant në zonën e Dhërmiut ditën e sotme.

Dyshimet e para janë se shkak për vdekjen është bërë arresti kardiak. Personi qëka ndërruar jetë është V.CH., 78-vjeç.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.05.2023 17:18