Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 4-vjeçari që u përplas nga furgoni në aksin Burrel-Klos

4-vjeçari i cili u përplas nga një furgon pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas raportimeve, fëmija po kalonte rrugën kur u përplas nga furgoni.

Drejtuesi i automjetit me inicialet L.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.03.2025 21:48