Në orët e para të mëngjesit, një i dënuar ka ndërruar jetë në ambientet e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Hajri Robi, ka humbur jetën rreth orës 05:00 në Reanimacionin Qendror, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Sipas njoftimi, 68-vjeçari ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje”. Ai ishte transferuar në IEVP Lezhë më 14 mars 2026, në zbatim të një vendimi të Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Të lidhura
None found
Më 30 mars 2026, i dënuari ishte dërguar nga institucioni i vuajtjes së dënimit drejt Qendra Spitalore e Burgjeve për trajtim mjekësor.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, më 2 prill ai u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror në QSUT.
Sipas burimeve zyrtare, ai ishte diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.
Njoftimi:
I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.
I dënuari me mjekim të detyruar, Hajri Ramazan Robi, i datëlindjes 07.01.1958, lindur dhe banues në Durrës, ishte arrestuar më datë 12.03.2026 për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai ka hyrë në IEVP Lezhë më datë 14.03.2026, në zbatim të Vendimit Nr. 156, datë 13.03.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Më datë 30.03.2026, i dënuari është transferuar nga IEVP Lezhë dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Në datë 02.04.2026 është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, i diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.
Janë zbatuar të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore për këtë rast, duke u njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Prokuroria, Komisariati i Policisë, si dhe familjarët.
