Ndërron jetë në burgun e Peqinit një i paraburgosur

Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të mërkurë në burgun e Peqin.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi, Andi Gjoci 46 vjeç.

46 vjeçari, i dënuar për vrasje, fillimisht mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.

Sipas informacioneve mësohet se 46 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 11:14