Ndërron jetë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë Gligorie Gogovski, kryeministri i fundit i Maqedonisë Socialiste.

Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, në Tetovë.

Kujtojmë se Gogovski ka qenë kryeministër i shtetit nga viti 1986 deri më 1991. Në rolin e kryeministrit, ai kishte përgatitur zgjedhjet e para të lira me më tepër parti.

Ka lindur në Tetovë në vitin 1943. Në vitin 1968 është diplomuar në fakultetin elektro-makinerik në Shkup, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit.

Gligorie Gogovski do të varroset sot në ora 13 në varrezat e Tetovës./albeu.com/