Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P., ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.
64-vjeçari ishte i punësuar si hidraulik ndërsa shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt. Sakaq, policia ka reaguar duke njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi A. M., 61 vjeç, administratori i firmës nënkontraktore.
“Tiranë
Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

