Ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, mbahen homazhet për Lili Cingun

Ditën e sotme, në Teatrin e Operas dhe Baletit, po zhvillohen  homazhet në nder të Lili Cingut, valltares së shquar të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, e cila u shua në moshën 70-vjeçare.

Rrëfimet e njerëzve të afërt dhe kolegëve të saj.

“Më lejo ta nis, me rrëfimin e nipit të saj i cili padyshim ishte shumë i prekur nga kjo humbje dhe nuk e konsideronte familjare, por si miken më të mirë të jetës së tij.

Në momentet e fundit Lili ka kërkuar që të bëjë vallëzimin e saj të fundit, të kërcejë.

Gjithmonë ka qenë edhe kjo këshilla që i ka dhënë edhe familjarëve dhe miqve që jeta është e bukur gjithmonë kur kërcehet.

Edhe kolegë të Lilit e quajnë veten me fat që kanë bashkëpunuar me të. Ata e kanë treguar atë jo vetëm profesioniste, por edhe si njeri shembullor dhe i dashur për të tjerët edhe pas kuintave”.

“Mbretëresha” e valles popullore vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh, ndërsa ditët e fundit shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë në spital.

Lili Cingu, për kontributin e dhënë është nderuar me disa tituj si Mjeshtre e Madhe dhe Nderi i Kombit, ndërsa kolegë e interpretues e kanë cilësuar si “Mbretëreshën e Valles Shqiptare”.

Lili Cingu, i mbylli sytë në Shqipëri, në vendin ku ajo ka falur dhe ka lënë gjithë mjeshtërinë e saj.

Ajo e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Kanadasë.


Shtuar 6.02.2024 12:54