Ndërpritet votimi në një tjetër QV në Elbasan/ Persona të panjohur hyjnë në qendër, kërkohet ndërhyrja e policisë

Qendra e votimit nr. 2194 në njësinë administrative Tregan, bashkia Elbasan, është bllokuar nga komisionerët e djathtë, pas raportimeve për hyrje të paautorizuar të disa personave në ambientet e votimit.

Sipas burimeve në terren, në vendngjarje ndodhen kryeplaku i fshatit dhe disa persona të tjerë që nuk janë pjesë e strukturave zyrtare të qendrës së votimit.

Ata refuzojnë të largohen, qëndrojnë në një distancë prej më pak se 10 metrash nga hyrja e QV-së, duke shkelur qartë rregulloren zgjedhore.

Për shkak të situatës së tensionuar, është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të rikthyer rendin dhe për të mundësuar rifillimin e procesit të votimit, i cili është ndërprerë përkohësisht.


Shtuar 11.05.2025 13:21