Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë totale

Prej afro 2 orësh qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Qytetarët raportojnë se nuk po furnizohen me energji elektrike që prej orës 18:00, ndërsa bëjnë të ditur se situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu.

Siç shihet edhe në pamje të vetmet drita që duken në horizont janë ato të makinave që qarkullojnë në autostradën Durrës-Tiranë.

Abonentët kërkojnë nga operatorët e OSHE-së të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e energjisë elektrike.


Shtuar 28.09.2025 20:18

Tags: ,