Ndërprerja e energjisë elektrike, Blushi: Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë në disa qytete të vendit për më shumë se një orë.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi shkruan se Shqipëria është në terr për shkak të korrupsionit, pasi digat janë plot dhe energji elektrike nuk ka. Gjithashtu Blushi ka ironizuar edhe SPAK, që sipas tij “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe qeverisë.

POSTIMI I PLOTË:

Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!

Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!

Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.

Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji.

Këto janë “krimet intelektuale” që e kanë zhytyr sot vendin në terr.

Shqiptarët në errësirë, SPAK-u “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.


Shtuar 5.01.2025 23:31