“Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë Ron Yeffeti”, Berisha: Rama do e falimentojë si Air Albania

Kryedemokrati, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka deklaruar se Edi Rama ia ka dorëzuar drejtimin tregtarit të armëve Ron Yeffet, një emër që është i lidhur ngushtë edhe me Ardi Veliun.

“Më thonë tani që Rama ka zgjedhur tani Ron Yeffet-in. Ron Yeffet është tregtari i armëve i Edi Ramës bashkë me Ardi Veliun. Nuk e dija. Tani marr vesh që është Edi Rama, po the Ron Yeffet, thuaj Edi Rama, njëlloj”, tha ai në një takim në selinë e PD-së.
Sipas kreut të PD-së, ndërmarrja shtetërore e naftës do të menaxhohet nga Yeffet, por në fakt do të jetë e kryeministrit Rama, i cili sipas Berishës një ditë, pasi të vjedhë e të vjedhë, Rama do ta falimentojë siç bëri me kompaninë ajrore Air Albania.

Të lidhura

None found

“Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës, do me thënë do e marrë për vete Edi Rama dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë e të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania. Pra është në Sinan Idrizi i dytë ky. Sinanit i mori Rama përsipër borxhet”, tha Berisha.

Ai theksoi se PD ka përgatitur projektligjet dhe amendamentet që do dërgohen në Parlament për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë në akcizë.


Shtuar 3.04.2026 22:42