Ndërkombëtarët të shqetësuar për Amnistinë Fiskale, Balluku: Krijimi i problematikave, parashikim hipotetik

Në konferencën për shtyp të zv/kryeministres Belinda Ballu dhe ambasadores së BE Christine Hohmann ku komentua progres-raporti i KE për Shqipërinë.

Balluku u pyet në lidhje me Amnistinë Fiskale e cila është kundërshtuar dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Sipas Ballukut kjo nismë nuk vë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave. Ajo theksoi se amnistinë fiskalë e kanë bërë edhe vende të BE, duke e garantuar ambasadoren se nuk do të merret asnjë vendim pa marrë këshillat e vendeve partnere.

“Sa i përket draftit për amnistinë fiskale, tek vlerësimi që vjen në raport është një vlerësim hipotetik. Mund të sjellë atë problematikë duke qenë se bëhet fjalë për atë draft, pra mund vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe është e paevitueshme që ky vlerësim të jetë hipotetike, duke qenë se këtë draft e kemi të hapur me partnerët.

Amnistia fiskalë ka kaluar si rrallë herë më parë një proces shumë të rëndësishëm. Atë të konsultimit kombëtar, ku kanë marrë pjesë 500 mijë shqiptarë dhe janë përgjigjur 60 % të tyre po kësaj amnistia, e cila kryesisht ka për synim legalizimin e parave të ardhura nga emigracioni. Megjithatë unë dua të theksoj se gjatë këtij procesi do të merren parasysh rreziqet që lidhen me këtë proces që kanë kaluar në mënyrë të përsëritur në disa nga vendet e BE. Nuk e kemi shpikur ne rrotën, ne i referohemi praktikave të tjera që kanë ndodhur në vendet e BE. E garantoj ambasadoren që ky do të jetë një proces që vazhdon konsultimet dhe nuk do të qëndrojmë pa i marrë parasysh gjetjet dhe pa i lexuar shqetësimet e komisionit.

Jemi duke folur për një draft, kështu që pozicionin i komisionit flet për mundësinë, që do të thotë një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport”, tha Balluku.